“Do të jetë viti i fitores tuaj”, Rama ironi me opozitën: Më 14 maj do të fitoni edhe Vlorën e Uashingtonin

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën, duke i thënë se zgjedhjet e 14 majit ata do t’i fitojnë.

Rama u shpreh se përveç tre bashkive më të mëdha, opozita do të fitojë dhe Vlorën bashkë me Uashingonin.

“Më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve të fundit, dhe jam i vetëdijshëm se ky vit i 10-të do të jetë viti i fitores tuaj më të madhe elektore të kësaj dekade. Jo vetëm më historike, por dhe më heroike. Më 14 maj, ku përveç Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit që keni thënë se i keni në xhep, do të merrni dhe Vlorën dhe Uashingtonin. Prandaj unë ju hap rrugën përfundimisht, dhe dua t’ju them me zë të lartë sot për të gjithë shqiptarët, atë që prej kohësh më gërryen brenda meje; Ndjehem fajtor! Madje shumë fajtor që kam bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thellë të arenës politike në vendin tonë. Ku gëlon shenjanbudallaëku, harbutllëku, maskrallëku, psillëku dhe gomarllëku”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 2.03.2023 11:20