Rëndohet bilanci i viktimave në aksidentin e autobusit në Kroaci, të gjithë udhëtarët pelegrinë polakë

Dymbëdhjetë veta humbën jetën dhe 31 mbetën të plagosur, 18 prej të cilëve në gjendje të rëndë, kur një autobus nga Polonia më të cilin po udhëtonin pelegrinë doli nga rruga afër qytetit të Varazhdinit në Kroacinë veriperëndimore.

Policia tha se njësitë e saj, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore shkuan në vendin e aksidentit që ndodhi në orën 5:40 të mëngjesit sipas kohës lokale, pranë Breznicki Humit në drejtim të kryeqytetit kroat.

Maja Grba-Bujeviç, drejtoreshë e Institutit Kroat të Mjekësisë Emergjente konfirmoi se 12 veta humbën jetën.

“Të gjitha viktimat janë shtetas polakë…”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme polake për transmetuesin privat polak TVN24. “Autobusi ka targa të Varshavës”, tha ai.

Udhëtarët ishin pelegrinë që po udhëtonin për në Megjugorje, një faltore romano-katolike romake në Bosnjën jugore, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozinoviç.

Autoritetet thanë se po punohet për ndriçimin e shkaqeve të aksidentit.