Rama gëzon shqiptarët: Jo një, por dy të prekur janë shëruar nga koronavirusi!

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar shërimin përfundimtarë të Viktor.K, njërit prej të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

Sipas Ramës edhe një pacient tjetër ka dal negativ.

Në Shqipëri 70 persona janë prekur nga COVID-19, 2 kanë humbur jetën, 2 janë shëruar dhe 66 të tjerë janë të infektuar.

3 prej të infektuarëve janë në gjendje më të rëndë.

SHIFRAT E KORONAVIRUSIT NE SHQIPERI:

Të Infektuar: 70

Të vdekur: 2

Të shëruar: 2

Të prekur aktualisht: 66

Në gjendje të rëndë: 3

Postimi i Ramës:

🟢 TESTI I DYTË KONFIRMON NEGATIV KONTAKTIN E PARË TË PACIENTIT ZERO🤩

🟢 DEL NEGATIV EDHE NJË PACIENT TJETËR🤩

🟢 MIRËNJOHJE ME PËRUNJËSI MJEKËVE TË SPITALIT INFEKTIV


Shtuar 20.03.2020 20:42