Xhaferraj flet pasi u gjobit për kafen me Bashën: Policia e urdhëruar, dëshmi se qeveria Rama po ikën

Kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj e ka quajtur të turpshëm dhe qesharak vendimin e Policisë së Shtetit për ta ndëshkuar me heqje patente bashkë me kryedemokratin Lulzim Basha, pasi u shfaqën në tavolinë me disa persona.

Xhaferraj tha se një polici e urdhëruar është dëshmi se qeveria Rama është një qeveri në ikje.

Ai i bëri thirrje qeverisë të adaptojë kërkesat e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen ekonomike në kushtet e koronavirusit, e cila është e thelluar akoma më shumë edhe për shkak të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

“Të Martën, Kryetari i Opozitës Lulzim Basha bëri një vizitë në Durrës, gjatë së cilës takoi biznese përgjatë Bulevardit kryesor. Ndonëse bizneset ishin të larmishme, ato i bënte bashkë shqetësimi për rrënimin ekonomik, i cili është qëllim i qeverisë Rama për Durrësin. Pike së pari, dua t’i bëj thirrje qeverisë të adoptoje menjëherë masat e propozuara nga Partia Demokratike për lehtësimin e situatës për bizneset.

Me keqardhje, jam sot përpara jush, për të vërtetuar se prioriteti i qeverisë, dukshëm, nuk është mbështetja për qytetarët dhe bizneset, por kufizimi i opozitës. Ne si opozitë, jemi mësuar me hakmarrjet politike të Ramës, por nuk mund të heshtim kur ai përpiqet edhe të rrënojë edhe të ndëshkojë bizneset e ndershme të Durrësit.

Një polici e urdhëruar është dëshmi se qeveria Rama është një qeveri në ikje. Coroditja dhe paniku i regjimit dhe si pasoje edhe i krereve të policisë që i shërbejnë, duken qartë edhe nga vetë masa e marrë. Sa qesharake aq edhe e turpshme: heqje patente për këmbësore.

Teksa vuajmë akoma pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, pandemia vetëm sa ka thelluar krizën ekonomike. Por, mbi të gjitha, pandemia vazhdon e vërteton paaftesinë dhe mungesën e dëshirës së qeverisë për t’ju përgjigjur problemeve të qytetarëve. Prioritetet e qeverisë janë interesat e oligarkëve dhe kufizimi i opozitës. Ju garantoj se opozita dhe e vërteta nuk mund të heshtet me gjoba.

-Ndihme financiare per garantimin e vazhdimit te punesimit per punetoret ne sektoret me te prekur si pershembull turizmi.

-Anullim apo minimalisht shtyrje te detyrimeve tatimore ne nivel qendror dhe lokal.

-Forcim i bashkepunimit me vendet fqinje per te shtuar hapesirat dhe mundesite per turizem.

-Rishikim i tarifave per plazhet dhe ulja e cmimit te biletave per vizitat ne muze dhe ne atraksione te tjera historike e kulturore.

-Ulja e kostove te operimit te bizneseve ne sektoret me te prekur ku nje ze i rendesishem jane edhe faturat energjitike”, perfundon deklarata.


Shtuar 15.05.2020 11:54