Kimmich: Jam befasuar kur Italia nuk u kualifikua për në Kupën e Botës

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Interit në Champions League ditën e martë, mesfushori gjerman i Bayern Munich ka shprehur edhe habinë e tij për mungesën e Italisë në Kupën e Botës.

Çfarë mendoni për futbollin italian, nisur nga momenti i komplikuar që po përjeton edhe kombëtarja?

“Jemi përballur disa herë me Italinë, madhje edhe në Ligën e Kombeve. U habita që kampionët e Europës nuk u kualifikuan në Kupën e Botës.”

Jeni favoritë për Champions League?

“Ndoshta, në fillim të sezonit askush nuk e mendon këtë, është diçka që do të vendoset nga shkurti e në vazhdim. Jemi krenarë që kemi bërë mirë në një grup të vështirë dhe jemi kualifikuar. Kjo është ajo që ka rëndësi për momentin”, është shprehur Kimmich./h.ll/albeu.com


Shtuar 31.10.2022 13:32