‘Ma rrëmbeu zemrën me serenatë!’. Për herë të parë në ekran, dashuria e dy artistëve të njohur

Këtë të premte në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuar Daniel Mustafa dhe Nertila Vreto së bashku me vajzën e tyre, Daila. Ata rrëfyen për herë të parë në një studio televizive historinë e tyre të dashurisë dhe rrugëtimin në muzikë.  Duke qenë në një aktivitet në një restorant në Korçë aty janë takuar për herë të parë, ku serenatat korçarë të kënduara nga Danieli, i tërhoqën menjëherë vëmendjen. Ndërkohë Danieli nga ana tjetër kishte merakun se ndoshta do ishte natyrë e vështirë për të komunikuar me të, por mesa duket jo.

“Isha shkëputur nga Erseka jetoja në Durrës që në vitin 2002, punoja me kitarë, aktivizohesha me live në Tiranë”, tha Danieli.

“Në punë faktikisht ndodhi, Danieli ishte në një restorant në Korçë, unë isha e ftuar speciale në një gëzim familjar dhe aty lindën shkëndijat e para. Por ka qenë Danieli ai që ka filluar me ato mesazhet e vogla. “Në fillim kur e kam njohur unë e adhuroja për serenatat që këndontedhe pastaj kemi plotësuar njëri tjetrin dhe jemi këtu jemi”, tha Nertila.

Ndërkohë Dani shtoi: ““Aty filluan zëri më tërhoqi shumë. Me ato ia prishja mendje, me ato”.

Ky do të ishte momenti që do i bashkonte në rrugëtimin jetësor dhe profesional duke sjellë sa  më shumë kolazhe së bashku.

 “Në na duan për kolazhet që kemi sjellë, dhe na duan të gjithë me kolazhe. Jemi munduar të dalim dhe vetë, por shikojmë komente dhe mesazhet që ju duam me kolazhet”, rrëfeu Dani, ndërkohë Nertila shtoi se “janë përsonifikuar si çifti i tabanit”.

Ata në zgjedhjet që bëjnë për këngët e kanë të lehtë të bëjnë përzgjedhjen duke qenë se e njohin vokalin e njëri tjetrin, madje kjo është një pikë që më së shumti debatojnë.

Ermali i pyet nëse ka pasur një “luftë” apo konkurrencë sa i takon koncerteve. Të dy thanë se kanë parim që “cdo gjë vjen ashtu si është e shkruar. Rriskun askush ta merr”.

Ata na befasuan jo vetëm me këngët e jugut por edhe të veriut madje kënduan edhe një me kitarën në studio.


Shtuar 25.02.2022 18:20