Konsum “bari” në Kuvend? Dash Sula ngre alarmin: Po vjen erë!

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë lidhur me situatën e çmimeve në vend.

Sula u shpreh se situata e çmimeve në vendin tonë është mjaft kritike.

Sula tha ndër të tjera se sot familjet shqiptare nuk arrijnë të blejnë ushqimet bazë pasi çmimet në supermarkete janë të papërballueshme.

“Të nderuar bashkëfshatarë të Elbasanit, do të doja që në emër të bujqve të Myzeqesë, më vjen mirë që ka një zë nga mazhoranca dhe turp që asnjë nga opozita asnjë burrë nuk ngre zërin.

Keni miq e të afërm atje, që nuk kanë rrogat tona dhe mezi ia dalin. Kemi parë burra nga të thjeshtët që nuk kanë para të blejnë bukë por prapë thonë do ja dalim. Unë pashë nëpër supermarkete dhe ajo shportë, kushton 30 mijë lekë, për një familje për 4 vetësh, maksimumi për 4 ditë. Bëjini llogaritë! Nuk më lejuat as ju as garda për të marrë shportën e ta demonstroja këtu, këtu vjen era puro dhe hashash. Galopante thoni ju rritja ekonomike, po ça është more kështu? Po të blesh naftë?

2600 lekë në Marinzë, ça bëhet kështu, thirri mendjes o Edi Rama, hiq të paktën taksat për bujqësinë.

Unë personalisht, nuk e kam për turp që jam fshatar dhe po ju them si Braçe, zona e Peqinit deri në Rrogozhinë ka mijëra hektarë me pjeshka, a e dini sa shitet kilogrami, 300 lekë të vjetra. Këtu 2 mijë lekë, shikoni diferencën”, është shprehur Sula./albeu.com/


Shtuar 16.06.2022 14:07