CHAMPIONS/ Sot zhvillohet çerekfinalja e dytë

Nga ora 21:00 zhvillohet çerekfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve.

Në stadiumin “Jose Alvalade” në Lisbonë, Leipzig dhe Atletico Madrid luajnë në mes vete për një vend në gjysmëfinale.

Madrilenët do të kenë dy mungesa të mëdha, Correan dhe Vrsaljko që janë karantinuar pasi kanë dalë pozitiv me koronavuris.

Fituesi i kësaj ndeshje, në gjysmëfinale takohet me PSG-në që dje mposhti Atalantën.


Shtuar 13.08.2020 06:52