Zhduket 47-vjeçarja në Durrës

Një 47-vjeçare është zhdukur në qytetin e Durrësit.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, sipas të cilës, denoncimin për zhdukjen e saj e ka bërë bashkëshorti i saj.

Ndërkohë po punohet për gjetjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasi B. B., se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshortja e tij, shtetasja V. B., 47 vjeçe, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj./albeu.com/