Mori peng një vajzë pa dëshirë, arrestohet 36-vjeçari nga Kavaja (EMRI)

Klodian Lila, 36 vjeç, i shpallur në kërkim është arrestuar nga blutë e Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, 36-vjeçari banues në Kavajë ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në rrugën “Shefqet Musarai”.

Lila ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 3.08.2022 15:59