Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e dytë stërvitore në Kardif, kjo është gjendja e futbollistëve (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të mërkurën seancën e radhës stërvitore në Kardif, ku ndodhet që prej ditës së martë në kuadër të miqësores së 5 qershorit ndaj Uellsit. Stërvitja është zhvilluar sërish në parkun sportiv të “University of South Wales”.

I gjithë grupi ka qenë dispozicion të trajnerit Edoardo Reja dhe ka zhvilluar një seancë me intensitet të plotë.

Lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe për momentin nuk ka asnjë me probleme fizike. Ekipi do të zhvillojë edhe nesër normalisht stërvitje pasdite sipas programit të paracaktuar.


Shtuar 2.06.2021 21:16