Temperaturat 24 gradë, si do të jetë moti sot

Dita e sotme do të jetë me mot të vranët, por pasdite do të kthehen pasdite. Herë pas here vranësirat zhvillohen lokalisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke sjellë shira afatshkurtër.

Parashikohet që pas mesditës dhe kryesisht gjatë pasdites moti të përmirësohet duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë territorin e Kosovës kanë sjell, dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës. Ndërsa në intervale të shkurtra kohore parashikohet që vranësirat të zhvillohen, por nuk do të sjellin reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut gjatë paradites mbetet me vranësira të dendura, të cilat në zonat perëndimore do të sjellin reshje të pakta shiu. Ndërsa pjesa tjetër e territorit vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë pasdites./albeu.com

 


Shtuar 9.11.2021 07:29