“Fjalimi i parë jo keq”, Tahiri nxjerr videon e rrallë me fëmijët e tij (VIDEO)

Ish ministri Saimir Tahiri ditën e sotme nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit momentete nga përditshmëria me fëmijët e tij,

Tahiri ka publikuar një video ku shihet me djalin e madh Drinin dhe të voglin, Golikun.

Ky është një moment ku i vogli i shtëpisë, imiton, në përpjekje për të mësuar të flasë.

Drini dhe Tahiri, nxjerrin gjuhën dhe duket se kjo e bën të argëtohet Golikun, i cili i imiton dhe shihet duke buzëqeshur.

“Fjalimi i parë jo keq”, shkruan Tahiri, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.


Shtuar 6.09.2020 16:11