Policia bullgare ka arrestuar ish-ministren rumune të Turizmit dhe Zhvillimit Elena Udrea.
Ish-ministrja është dënuar me gjashtë vite burg nga një gjykatë rumune për ryshfet , shpërdorim detyre dhe evazion fiskal.
Undra u arrestua në kufirin bullgar me Greqinë. Bëhet me dije se ish-ministrja ishte larguar nga Rumania për në Bullgari menjëherë pasi mësoi vendimin përfundimtar të gjykatës në Sofje.
Avokati i Undreas, Tudorel Toader tha se kishte paraqitur një apel nga viti 2017-2019 , duke kërkuar anulimin e dënimit të saj të mëparshëm në vitin 2018.
Udrea ishte Ministre për Turizmin nga 2008 deri në 2009 dhe për Zhvillimin Rajonal dhe Turizmin nga 2009 deri në 2012.