Ndërron jetë 55-vjeçari në burgun e Shënkollit

Një i dënuar ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Mësohet se viktima është A.D, 55 vjeç.

Ai ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal të Lezhës.

Trupi pritet që t’i nënshtrohet një ekspertizë mjeko-Ligjore për përcaktimin e shkakun e vdekjes.