Broja në top formë, vlera e tij rritet ndjeshëm

Vlera e sulmuesit të kombëtares, Armando Broja, është rritur ndjeshëm dhe ndonëse ka pak vite në futbollin profesionist. Vlera e tij ka shkuar në 9 milionë euro. Performanca e tij e shkëlqyer me klubin e Southempton, i ka dhënë këtë vlerë të re Brojës, që pritet të rritet edhe më shumë nëse vazhdon me këto ritme.

Sipas portalit të njohur “Transfermarkt”, që nga vlerësimi i fundit që i është bërë Brojës në 19 maj të këtë viti, vlera e 20-vjeçarit është rritur me 6 milionë euro. 4 gola të shënuar në Premier Ligë këtë sezon kanë bërë që Broja të shihet si një nga talentet më të mirë në Angli dhe për këtë arsye vlera në merkato e tij vazhdon të jetë në rritje.

Shqiptarët janë shumë të lumtur për Brojë, i cili po bënë krenar një komb të tërë me emrin e tij në Angli. Gjithashtu edhe tifozat e Southampton brohorasin emrin e tij në stadium, madje shkëmbejnë edhe lavdërime e komente për sulmuesin e tyre./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.12.2021 22:16