Zjarr i madh në Rodos të Greqisë, flakët favorizohen nga era, nis evakuimi i banorëve

Një zjarr i madh ka rënë pak më parë në Rodos të Greqisë dhe erërat e forta ka bërë që ai të marrë përmasa të madha.

Sipas Portothema, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse, ndërkohë që kryetari i Bashkisë ka bërë thirrje për evakuimin e një pjese të banorëve, për të ulur sa më shumë rrezikun.

“Kryetari dhe Këshilli i Komunës së Soronit kërkojnë nga banorët që të evakuojnë menjëherë fshatin e vjetër për shkak të një zjarri që po i afrohet vendbanimit. Posaçërisht duhet të ndihmohen edhe të moshuarit, nga ata që mund të ndihmojnë”.-thuhet njoftim.