Makina përplaset me motorin në aksin Shkodër-Koplik, plagoset 33-vjeçari

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç.

Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. D, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

/albeu.com


Shtuar 11.09.2023 17:55

Tags: