Prokuroria kërkon burg për 7 të arrestuar, mes tyre edhe vëllai i ish-shefit të policisë Robert Aga

“Arrest me burg” ka kerkuar sot Prokuroria e Tiranës, per shtatë personat e arrestuar gjatë operacionit “Tranzit” mes tyre edhe vëllain e ish-shefit të qarkullimit Dibër, Pajtim Aga.

Ky i fundit ka dalë në përgjimet e Bild për blerjen e votave në Diber.

Prokurori i çështjes Robert Kote thotë se provat më të forta për grupin kriminal janë përgjimet dhe procesverbali i lendes narkotike prej 32.5 kg kanabis në formë çokollate. Seancat për masat e sigurisë do të zhvillohet nesër në gjykatë.

Të arrestuarit për drogë:

Pajtim Aga (vëllai i shefit të policisë)
Edmond Rajta
Pajtim Aga
Shkëlzen Mazari
Devis Mija
Fatjon (Paulin) Dodaj
Marsida Piperi
Arjet Halilaj

Njoftimi i policisë për operacionin ku u arrestua Pajtim Aga
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe DVP Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, si rezultat i të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

-P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

-Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

-D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

-F. D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.

-M. P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

-A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Përgjimi i Bild, Robert Aga flet me Qefalinë dhe Tahirin:
Bert Aga: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Mirë! Jam në një tavolinë, ku ke qef me shku ti në Bulqizë e?

Bert Aga: Po

Qefalia: Ok, hajt ciao!

Bert Aga: Kush të tha ty?

Qefalia: jemi këtu me kryeminsitrin dhe me ministrin

Bert Aga: Unë u garantoj tu jap çfarë tu dojë qejfi. Më çoni për zgjehdje

Qefalia: Se mos binë atë Bert kehsin aty, si thua ti?

Bert Aga: Mirë mo

Qefalia: Të betohem. Do noj foto nga tavolina të ta tregoj?

Bert Aga: Se mos ke noj fdashnore…

Qefalia: Pse e mbylle, ja ta qes i çikë ministrin ti folësh se na çave b*thën, na foli. Saimir na foli icikë këtij shefit të komisariatit Bert Agës, na foli i cikë.

Saimir Tahiri: Alo, o Berto

Bert Aga: Mirmbrëma, si je?

Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë, që ma jep Qemali telefonin që të të falënderoj unë ty…

Bert Aga: Jo mo, të lutem

Tahiri: As nga ana institucionale nuk shkon…

Bert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer

Tahiri: megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh

Aga: E kam detyrim …

Tahiri: Edhe mos e rruaj k..in për ata që thonë ata, se se rruajmë trapin për ata legena

Aga: Unë jam ushtari jot …

Qefalia: Ke të fala dhe nga Ulsiu, do ti flasësh … Foli icikë Ulsiurt

Manja: ku je mo vlla

Aga: Ca bëre si je?

Manja: Hic mo, ja me kryeministrin

Aga: mu më duhet me shku pak atje

Manja: Ku mo?

Aga: Ke Bulqiza, po u ndërrumë ..

Manja: Ne themi të shkosh për më lart o burrë.

Aga: Mirë mo mirë, ju e dini …

Manja: Dëjo mua, fol me Xhemalin se ai ëhstë te Komisioni i sigurisë. Ne po kërkojmë të vish për më lart, se të bësh nopj gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Aga: Mirë mo mirë … Xhemalin e kam pas vartës atëherë

Manja: ore ëhstë kryetar i komisionit të sigurisë

Aga: Ai thotë jam ushtari i Berttit, se Bertin kam pas komandant..

Manja: në rregull në rregull…

Qefalia: Hë mor ti, që më çan trapin mua …

Aga: Po si ma nxjerr ministrin ti mua aty në telefon o k*qe …

Qefalia: Po je shoku im ti re mos më çaj k*rin mu.. A do ti flasësh Edit …?

Aga: Ej o vlla, atë dokumentin …

Qefalia: A je shoku im ti. Mos më çaj b*thën…

Aga: unë kam qenë dhe do jemë…

Qefalia: Hajde vlla ciao…


Shtuar 20.01.2020 13:01