Kush janë emrat që synojnë të drejtojnë “FBI-në shqiptare”

Emra të rëndësishëm të policisë, kanë shfaqur interes për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, e ashtuquajtur si FBI shqiptare.

Në garë për kreun e BKH është Artan Shkëmbi, drejtues i Task-Forcës.

Njëri prej tyre është edhe Fatos Dervishi, i cili në fillim të viteve ’90 ka qenë zv. Prokuror i Përgjithshëm.

Në total deri më tani janë shtatë persona që kanë shfaqur interes, ndërsa vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, i cili po shqyrtohet nga komisioni.

Interes për të qenë pjesë e BKH-së kanë shfaqur edhe shqiptarë që kanë punuar herët në poste të larta drejtuese, por që aktualisht jetojnë në SHBA.

Një nga kriteret kryesore për drejtuesin e BKH, krahas eksperiencës, janë dhe aftësitë e mira fizike.


Shtuar 22.01.2020 12:29