Arsenali tenton të nëshkruaj me mesfushorin e Atletico Madridit

Arsenali së fundmi ka shprehur interesim për mesfushorin e Atletico Madridit, Thomas Partey.

Pas përformancave të mira me ‘Los Colchoneros’ këtë sezon, mesfushori ka ngjallur interesimin e ‘Topçinjëve’ të cilën janë të gatshëm të nënshkruajnë me lojtarin.

Sipas asaj që raportojnë mediet angleze, Arsenali është i gatshëm të paguajë deri në 50 milionë euro në arkat e ish-kampionit spanjoll.

Marrë parasysh problemet e mëdha në mesfushë, Mikel Arteta e ka pikëtuar pikërisht lojtarin i cili shihet si ideali për skemat e tij.

Futbollisti ka kontratë me madrilienët deri në vitin 2023, por një ofertë tunduese nga Londra mund të ndryshojë gjithçka për fatin e ganezit.

Gjatë këtij sezoni, 26-vjeçari ka arritur të shënojë dy gola në 23 ndeshje të tij në La Liga.


Shtuar 25.02.2020 12:10