Laçi eliminohet nga Europa, del me gol nga Belgjika (VIDEO)

Ka përfunduar takimi mes Anderlehtit dhe Laçit me fitoren 2-1 të vendasve.

Belgët kanë bërë detyrën kundër kurbinasve dhe kalojnë në fazën “play off” të Conference League. Goli i parë erdhi në minutën e 32-të nga Amazu, ndërsa Vercharen do të dyfishonte shifrat në të 71-tën për Anderlehtin.

Por në fund Laçi do të largohej me shijen e një goli kundër gjigantëve të Belgjikës. Pas disa kombinimeve mjaft të bukura, Lushkja finalizon me mjeshtëri aksionin, duke ngushtuar diferencat në minutë e 85. Një gol ky që vlen më tepër për statistikë, duke ditur rezultatin e përgjithshëm 5-1 në favor të ekipit të drejtuar nga Kompany.


Shtuar 12.08.2021 22:20