U gjet pa shenja jete në rrugë, Ndoi ishte arrestuar një vit më parë për trafik klandestinësh dhe ishte në “arrest shtëpie”

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me 34-vjeçarin, Indrit Ndoj i cili sot në mëngjes u gjet pa shenja jetë në rrugë  në Fushë Krujë dhe me një plagë në këmbë të shkaktuar nga një armë zjarri.

Sipas Neës24 në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa familjarët kanë deklaruar se ai është larguar nga shtëpia që prej mbrëmjes së djeshme.

Mësohet po ashtu se viktima një vit më parë ishte arrestuar nga policia së bashku me një person tjetër për trafik të klandestinësh dhe vazhdonte të ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje./albeu.com