VIDEO/ Reshje të dendura shiu në kryeqytet

Ditën e sotme kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Edhe pse dje kishim temperatura të larta, sot dielli i ka lënë vendin shiut të rrëmbyeshëm.

Gjithashtu reshje të dendura shiu me stuhi dhe vetëtima ka patur edhe në Elbasan këtë të diel.

Meteorologët thonë se gjatë ditë sot do të ketë herë pas here rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s. Valëzimi në dete do te jetë I forcës 1-2ballë./albeu.com/


Shtuar 25.06.2023 09:12