Ngatërron origjinën e bashkëshortit, Rita Ora sërish në qendër të kritikave

Nuk kanë qenë dhe në fakt nuk janë aspak ditët më të mira të Rita Orës këto të fund gushtit, teksa artistja shqiptare e ka gjetur veten në qendër të kritikave, fillimisht për incidentin tashmë të famshëm me flamurin serb, me këngëtaren që e mbajti në skenën e një festivali të rëndësishëm, pa e ditur se cilit shtet i përkiste (sic thotë ajo), ndërsa tani po kritikohet për shkak të një ngatërrese që ka bërë, për bashkëshortin e saj.

Kështu, sic mund ta dini, Rita u martua një vit më parë me regjizorin e famshëm, Taika Waititi. Cifti sigurisht janë shumë të lumtur, të paktën nga ajo që tregojnë dhe thonë në rrjetet sociale e intervista. Megjithatë, në episodin e fundit të “The Voice Australia”, ku këngëtarja është pjesë e jurisë, ajo nuk ishte edhe aq e sigurtë për orgjininë e bashkëshortit, duke bërë një gabim për vendin nga i cili ai vjen.

Për të qenë më të qartë, një konkurrent këndoi “Ribbon in the Sky” të Stevie Wonder, një performancë që u pëlqye nga të gjithë gjyqtarët, ndërsa ku u pyet për formimin e tij muzikor, ai tha se ishte rritur duke kënduar në një kishë në Samoa.

Jason Derulo më pas i tregoi konkurentit disa tatuazhe nga Samoa, ndërsa po ashtu tha se truproja e tij është nga atje. Ndërkohë edhe Rita Ora komentoi duke u shprehur: “Edhe unë jam e martuar me një burrë që është gjysmë samoan”, gjë që nuk është totalisht e vërtetë, duke qenë se Taika është në fakt me origjinë maori, dicka e ndryshme nga samoan.

Sigurisht fansat e artistes, njerëzit që e ndjekin dhe ndjekësit e “The Voice” që kapën momentin, kanë nisur reagimet në platformën X, ku ironizuan këngëtaren duke i thënë se duhet të dijë më shumë gjëra për burrin me të cilin u martua.


Shtuar 30.08.2023 18:48