Rabiot: Jam i lumtur që rinovova me Juventusin

Adrien Rabiot rinovoi pak orë më parë kontratën, duke vendosur që të qëndrojë me Juventusin edhe për një sezon.

Menjëherë pas hedhjes së të zezës mbi të bardhë, mesfushori është shprehur i lumtur për mediat.

“Jam i lumtur dhe krenar që mund të konfirmoj se do të jem sërish lojtar i Juventus-it sezonin e ardhshëm. Zgjedhja ime vjen nga zemra, jam shumë i lidhur me këto ngjyra dhe me këtë fanellë: Juventusi është shtëpia ime. Të veshësh këtë fanellë është përgjegjësi dhe privilegj, jam gati të vazhdoj këtë aventurë të mrekullueshme” – tha ai.


Shtuar 27.06.2023 18:22