Po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet futbollisti i Newcastle

Ekipi i Newcastle është duke kaluar sezonin më të mirë, në 10 vitet e fundit dhe ndër lojtarët kyç të skuadrës të këtij sezoni është braziliani Joelinton.

Mirëpo, një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku në orën 1:20 me orën lokale, oficerët e rendit kanë ndaluar brazilianin e Newcastle, për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Për këtë ngjarje, Joelinton do të dalë në gjykatë më 26 janar. /albeu.com