SKANDAL në koncertin e Noizyt, reperi kërcënon fansin: Ke qef me përfundu në spital (VIDEO)

Një video nga koncerti i Noizyt po bën xhiron e rrjetit së fundmi. Në pamjet e publikuara, reperi Noizy shihet të kërcënojë rëndë një nga fansat i cili ka paguar për të dëgjuar këngët e tij.

Fansi duket se ka shfaqur në telefonin e tij foton e kundërshtarit të Noizyt, një trend ky që po zhvillohet në të gjitha koncertet në botë, por mesa duket reperi është hapa larg tyre.

“Çoje dhe njëherë telefonin nëse ke b*th, nëse ke b*le. A ke qef me pëfundu në spital, a ke qef me përfunu në spital. Hajde ktu”, shprehet Noizy i rrethuar nga badigardët e tij./albeu.com/


Shtuar 2.05.2023 18:21