15-vjeçarit në plazhin e Tales i bie të fikët në ujë

Një adoleshent ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Tales, në Lezhë, pasditen e sotme.

Sipas burimeve, mësohet se bëhet fjalë për një 15-vjeçar, i cili teksa po lahej në det, i ka rënë të fikët për shkak të problemeve shëndetësore.

Menjëherë kanë ardhur në ndihmë pushuesit aty pranë, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë mundur ta nxjerrin të riun në bregdet.

Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve./albeu.com/