Luizi frikë për hyrjen e ish të dashurit të Kiarës, Bjordi e ngatërron Butrintin me Ylli Bakën

Mëngjesin e sotëm Luizi po i tregonte Bjordit frikën më të madhe që ka brenda shtëpisë së Big Brother.

Këngëtari e ka shprehur edhe më herët se i frikësohet hyrjes së ish të dashurit të Kiarës, Butrint Imeri.

Por në bisedë e sipër, Bjordi e ka ngatërruar Butrintin me këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore Ylli Baka.

Biseda:

Luizi: Mos vjen një ish i dashur i Kiarës.

Bjordi: Ylli Baka?

Luizi: Jo. Një që ka pasur, që e ka pasur publike.

Bjordi: Kam dëgjuar, por as nuk e njoh.

Luizi: As unë, e kam dëgjuar si emër, po kështu… Nëse vjen ai jam shumë keq.

Bjordi: Jo…

Luizi: Më beso.

Bjordi: Aty fiton, se si do reagosh me këtë situatë. Asunë, as Amos, as Olta nuk të bën më gjë nëse ti.

Luizi: Jo aty në botë…vështirë se mund t’ia dal.

Bjordi: Po ia dole aty, atje fiton….

/Albeu.com/.


Shtuar 28.01.2023 11:09