Masakra e Lushnjes, babai i Laert Haxhiut në SPAK: Duan të na çojnë në vëllavrasje

Qamil Haxhiu, babai i një prej atë akuzuarve për masakrën e Lushnjes, në 2017-n, Leart Haxhiu ka hedhur sërish poshtë akuzat që rëndojnë mbi djalin e tij.

Në një prononcim për gazetarët jashtë dyerve të gjykatës, ai pretendoi se ka prova që tregojnë se i biri nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur ndodhi ngjarja.

Akuza lëshoi në drejtim të prokurores së çështjes, ndërsa kur u pyet se ku ndodhet djali i tij, ai tha se nuk kishte dijeni.

“Kujt do t’i dorëzohet kësaj drejtësie që është e korruptuar? Djali im, shikoje tek sistemi TIMS, ka qenë jashtë shtetit nuk ka qenë në Shqipëri (ditën kur ndodhi ngjarja). Aktualisht nuk e di ku është. Nuk ka pasur asnjë lloj konflikti me dy personat (viktimat). Ka filluar një proces me hipotezë. Nuk ka ngjarje aktuale që djali im të jetë me figurë. Prokuroria ka kamerat e vendngjarjes, janë dëshmitarët.

Kanë ndryshuar thënie dëshmitarët, a mund të merren 3 herë thëniet e dëshmitarëve. Duhet t’u merret parasysh versioni i parë. Prokurorja e çështjes ka arritur deri aty sa i ka bërë presion dëshmitarit të sallë të gjyqit. Ça mund të pres unë nga kjo prokurore. Po na kthejnë në një vëllavrasje, në zhdukje. Nuk pranon hapjen e asnjë kamere”, tha Qemal Haxhiu.