Informacion mbi tregjet dhe çmimet, Rama prezanton Portalin e Fermerit: Ata që hedhin mollët janë të painformuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prezantoi sot Portalin e Fermerit, për t’i ardhur në ndihmë feremerëve të vendit tonë.

Rama e cilësoi portalin si një tjetër produkt të Revolucionit Digjital, i cili mundëson informacion në kohë reale mbi tregjet, çmimet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentat e financimit, kujdesin veterinar, ofertën e farmacive bujqësore, tipologjinë e grumbulluesve, mundësitë e tokave me qira, legjislacionin në fuqi e shumë informacione të tjera, duke iu bërë krah fermerit në jetën e tij të përditshmr.

Gjatë fjalës së tij në prezantmin e portalit, Rama bëri me dije se portal do i bëjë feremerët të pavarur.

Ndërsa tha se mungesa e informacionit ka ndikuar që disa fermerë në Shqipëri të hedhin prodhimet e tyre.

Edi Rama:Kaluam nga një bujqësi të centaralizuar në një bujqësi ku secili vraponte për vete dhe Zoti pastaj përgjigjej për të gjithë. Jam i bindur se arsyeja pse jeni këtu është se jeni të spikatur në këtë fazë të zhvillimit rural të vendit. Shoh mes jush përfaqësuesin e kantinës Çobo, një realitet europian. Prodhuesit kanë arritur të dalin jashtë kufirit të Shqipërisë. Do të fitojnë pavarësi nga shtrembërimi i fakteve, për të pasur një bazë të dhënash në kohë reale të komponenetëbe të shërbimit rural. Ata që hedhin mollët janë të painformuar, pasi nuk kanë infirmacioinet se çfarë kërkon tregu./albeu.com/ 


Shtuar 7.04.2023 14:15