Vidal te Interi si lojtar i lirë, kiliani firmos kontratë 2-vjeçare

Arturo Vidal do të jetë lojtar i skuadrës së Inter.

Lojtari kilian, Arturo Vidal, ka arritur të shkëpus kontratën me Barcelonën dhe do të transferohet tek Inter.

Vidal do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë, por marrëveshja duhet të mbyllet me Barcelonën.

Mesfushori kilian ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Inter.Kontrata e Vidal me ‘Zikaltrit’ pritet të jetë valide deri në vitin 2022 (qershor).


Shtuar 12.09.2020 11:09