Masakra e Çoles/ Jepet masa e sigurisë për dy të arrestuarit!

Përfundon masa e sigurisë për dy të arrestuarit si rrjedhojë e operacionit “Chasing” ku u arrestuan Ani Begaj përgjegjës për masakrën e Coles dhe Elton Begaj.

Për Elton Begajn është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa Ani Begaj me vendim të formës së prerë të prokurorisë i dënuar me 35 vite burgim është njohur me dënimin e tij.

Seanca ka nisur rreth orës 10:00 dhe ka përfunduar pak minuta më parë.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.