Çfarë janë bombat molotov dhe pse po përdoren kaq shumë në Ukrainë?

Bombat molotov janë një armë e thjeshtë që zakonisht prodhohen duke vendosur një material që merr flakë, si për shembull një leckë në një shishe që përmban lëndë djegëse, zakonisht alkool ose benzinë.

Më pas ajo ndizet dhe shishja hidhet. Koktejet molotov u përdorën për herë të parë nga partizanët nacionalistë gjatë Luftës Civile Spanjolle, kur u hodhën në tanket e qeverisë së Frankos, sipas National Geographic.

Më pas ato morën emrin koktej Molotov, në vitin 1939, duke iu referuar Ministrit të Jashtëm Sovjetik Vyacheslav Molotov, pasi ai pretendoi se avionët sovjetikë që po pushtonin Finlandën po shpërndanin ushqime dhe jo bomba.

Tani, qytetarët e zakonshëm në Ukrainë po përdorin koktej Molotov si armë të improvizuara për të luftuar kundër pushtuesve rusë. Një ekonomiste në pension në Kiev tha për CNN se ajo kishte prodhuar një arsenal të koktejve Molotov bazuar në udhëzimet që ajo gjeti në internet, raporton abcnews.al

Koktejet Molotov janë përdorur nga kryengritësit, rebelët dhe guerilasit për dekada, pjesërisht sepse ato janë shumë të lira dhe të lehta për t’u prodhuar pasi mund të përdoresh sende që gjenden lehtësisht në shtëpi.