Iu rikthyen telefonët pas 5 vitesh, Artan Hoxha: Me ta, për pak sa nuk futëm një ministër të brendshëm në burg

Prokuroria e Durrësit i ka kthyer gazetarit investigativ të ABC, Artan Hoxha dy celularët e sekuestruar nga prokuroria më datë 15 shtator 2016 fill pas një deklarate te bujshme  në lidhje me rrëzimin në grykëderdhjen e lumit Ishëm të avionit me drejtues një pilot Italian Guido Andrea Guidi.

Pas marrjes së celularëve, ka reaguar Hoxha përmes një statusi në Facebook, ku shkruan se me njërin prej tyre, për pak sa nuk ka futur ministrin e Brendshëm të asaj kohe në burg.

Postimi i Artan Hoxhës:

Nje falenderim i veçante per prokurorin e Durresit Bledar Bejko, te cilin kisha 20 vite pa e takuar, prej kohes kur punonte prokuror ne Tirane.

Patjeter dhe per oficerin e policise gjyqesore Ilir Ndrea, qe me dhane mundesine te kem serish ne dispozicion mjetet e mia te punes…

Tani te provojme a do t’i rikthejme serish ne pune pas kaq vitesh. Sidomos ky Samsung-u model GT-C5212i, qe ngjan si pistolete TT(Tokarev).

Sa shume ngjarje kam raportuar me te.

Tashme duket si “arme” trofe, por per pak ishte duke e çuar nje minister te brendshem, ne kokerr te burgut./albeu.com

 


Shtuar 16.12.2021 18:26