Berisha: Do të bëj çmos që votimi të bëhet i detyrueshëm

Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur sot në konferencën live në Facebook se do të bëjë gjithçka që diaspora të votojë dhe që ta kthejë votimin me detyrim.

Sipas tij, ky ligj ekziston në vende ku vota vidhet.

“Mendoj se 14 maji është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe di të bëjmë gjithçka për votimin e diasporës dhe votimin e detyrueshëm të qetarëve shqiptarë. Është pozitiv, sepse shton ushtrimin e vullnetit qytetar. Vende që kanë probleme me blerjen e votës, e kanë aplikuar këtë ligj. Do të bëjmë çmos që qytetarët të votojnë detyrimisht”, tha Berisha.


Shtuar 26.11.2022 12:52