Dy vëllezërit vrasin motrën dhe e varrosin në kodër, arsyeja do ju shokojë

Një gjykatë gjermane dënoi të enjten dy vëllezër afganë me burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës së tyre, sepse ata nuk e miratonin stilin e saj të jetesës ‘moderne’.

Viktima, një 34-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e identifikuar si Maryam H., u gjet e varrosur në një kodër në rajonin jugor të Bavarisë të Gjermanisë disa javë pasi u zhduk nga shtëpia e saj në Berlin në korrik 2021.

Pamjet e sigurisë së stacionit të trenit treguan vëllezërit e saj, Yousuf dhe Mahdi H., duke hipur në një tren nga Berlini në Bavari, në kohën kur Maryam H u zhduk, duke tërhequr zvarrë një valixhe të rëndë që besohet se mbante trupin e saj.

Ajo u gjet me litar tek duart, këmbët, gojën dhe hundën dhe ekspertët i thanë gjykatës së qarkut në Berlin se ajo ishte mbytur për vdekje para se t’i prisnin fytin.

Gjykatësi Thomas Gross tha se të dy burrat, të dy në të 20-at, e kishin vrarë gruan ‘sepse ajo po tërhiqej gjithnjë e më shumë nga ndikimi kontrollues i vëllezërve’.

“Ata ia mohuan asaj këtë të drejtë, këtë të drejtë për jetë”, deklaroi Gross në vendim.

Prokurorët thanë se vëllezërit kishin kundërshtuar ‘mënyrën e jetesës pjesërisht moderne’ të motrës së tyre dhe ishin përpjekur ta ndalonin atë të kishte një lidhje të re pasi ajo u nda nga burri i saj afgan.

Avokatët mbrojtës argumentuan se Yousuf kishte vrarë aksidentalisht motrën e tij gjatë një debati dhe se Mahdi H. duhet të ecte i lirë. Por pretendimet u rrëzuan nga gjykata dhe të dy vëllezërit u shpallën fajtorë pas 42 ditësh negociata dhe marrjes në pyetje të 52 dëshmitarëve.


Shtuar 17.02.2023 13:31