Rinisin sulmet në Kharkivi, një viktimë e tre të plagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi të radhës të Rusisë në qytetin e Kharkiv-it. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Ihor Terekhov në një dalje televizive. Ai shtoi se Rusia nuk po e lë të qetë Kharkiv-in dhe po vijon të terrorizojë njerëzit që jetojnë aty.

Nga ana tjetër, Rusia ka deklaruar më herët gjatë ditës së sotme se ka nën pushtetin e saj

97% të Luhanskut, në Ukrainën Lindore. Forcat ruse kanë pushtuar lagjet e banimit të qytetit me rëndësi strategjike Sievierodonetsk dhe po luftojnë për të marrë kontrollin e një zone industriale në periferi të saj dhe qytetet aty pranë.


Shtuar 7.06.2022 17:45