Berisha kërkoi çregjistrimin e PD, Kolegji Zgjedhor e “rrëzon”

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e “Rithemelimit” për ç’regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Më 21 mars, Sali Berisha iu drejtua Gjykatës Administrative të Apelit dhe i kërkoi KQZ-së çregjistrimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike.

Në padi u kërkua regjistrimi i PD-së të përfaqësuar nga Sali Berisha, si subjekt zgjedhor më 14 maj.

Alibeaj deri në mesnatë duhet të dorëzojë listën me kandidatët e 61 bashkive dhe atë për Këshillët Bashkiak.

Nga ana tjeter, kandidatët e “Foltores” do të mund të regjistrohen në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

/Albeu.com/


Shtuar 27.03.2023 17:11