3 plumba në bark e shpatull, rëndohet gjendja e Vincens Pirolit

Është rënduar gjendja e Vincens Pirolit, të riut që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

34-vjeçari nga Kurbini ka marrë 3 plumba, dhe për pasojë ka humbje të madhe gjaku dhe gjendja e tij paraqitet e rënduar.

Piroli po trajtohet në spitalin e Traumës, pasi u plagos në një atentat ende të paqartë mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Historia:

Së bashku me Dorian Lalën ata kishin vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç në korrik të vitit që lamë pas.

Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët. Ai u qëllua edhe në shtator të vitit 2019, në orët e para të mëngjesit, në vendbanimin Pinjesh. Më pas autori qëlloi disa herë në drejtim të tij dhe e plagosi lehtë. Menjëherë pas kësaj është arrestuar edhe Dalibor Topljanovic nga Zajeçari, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në Ulqinin. Dy muaj më parë, një pjesëtari i familjes së tij u gjet një mjet shpërthyes, i cili u konstatua aksidentalisht nga një kalimtar i rastit.

Savo Gjurishiç, djali i 68-vjecarit kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj. Ai është dënuar në tetor 2018 me 13 vjet e gjysmë burg. Ndaj për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij, e më pas janë kthyer në Shqipëri.


Shtuar 3.01.2022 21:32