29 trofe në 31 vite, Milani qan “kavalierin”. Si i shpëtoi Berlusconi nga falimentimi

Futbolli italian, mbi të gjitha populli kuqezi, tifozët e Milanit, vajtojnë ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit, njeriu që i riktheu lavdinë “djallit” duke e kthyer në markën me të rëndësishme të futbollit italian dhe atij evropian.

Më 20 shkurt 1986, Berlusconi shpëtoi Milanin nga falimentimin duke blerë klubin nga Giussy Farina. Kavalieri njihet si presidenti i cili revolucionoi jo vetëm klubin kuqezi, por dhe futbollin italian.

Në 28 sezonet si president i Milanit, Berlusconi ka investuar afro 900 milionë euro duke afruar në Milano futbollistët më të mirë të botës.

Me të si president, Milani arriti të fitojë 8 tituj në Serie A, 1 Kupë Italie, 7 Superkupa italiane, 5 Champions League, 2 Kupa Interkontinentale, 5 Supekupa Evropoane dhe një Botëror për klube. Në 31 vite me të si president, Milani fitoi 29 trofe. Gjatë kohësh kur ishte ishte bosi, me fanellën e Milanit kanë fituar “Topin e Artë” lojtarë si Gullit, Van Basten 3 here, Weah, Shevchenko dhe Kaka.

Pasi u larguan nga Milani, kurrë shpirtërisht, ishte tifozi i tyre i parë, së bashku me Gallianin, Berlsuconi bleu klubin e Monza-s në 2018 duke e marrë në Serie C ndërsa në 2022 e rikthyen në Serie A. Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare pasi një forme leucemie. “Kavalieri” u nda nga kjo jetë këtë të hënë në spitalin San Raffaele të Milanos.


Shtuar 12.06.2023 11:16