I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, kapet 29-vjeçari në Krujë

Ka rënë në prangat e policisë një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

29-vjeçari i ndaluar akuzohet se është bashkautor i një rasti të kultivimit të bimëve me anë të llambave, që u godit nga policia e Kurbinit, në dhjetor të vitit 2021, gjatë operacionit “Bushneshi”.

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 7 shtetas, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së, si dhe u sekuestruan 506 bimë kanabisi dhe 58 kg kanabis.

Pas koordinimit të informacionit me policinë e Kurbinit, shërbimet policore të Krujës kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Taulant Baroka, 29 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm,

Tiranë, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë veprimtari kriminale. Në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë të arrestuar nga policia e Kurbinit, gjatë operacionit policor të koduar “Bushneshi”, 29-vjeçari kishte përshtatur me llamba, një lokal në katin e parë të një banese, në Kurbin, për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan 506 bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo dhe 58 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale..albeu.com/


Shtuar 13.04.2023 13:59