Ky është gabimi më i shpeshtë që bëni, sa herë lani dhëmbët

Një prej gabimeve më të mëdha që shumë njerëz bëjnë në procesin e larjes së dhëmbëve është kohëzgjatja.

Dashur pa dashur, një pjesë e mirë e jona nuk shpenzojnë kohë mjaftueshëm teksa lajnë dhëmbët ndërkohë që shumica e dentistëve rekomandojnë larjen e tyre për 2-3 minuta.

Që herën tjetër ta keni më të thjeshtë, hiqni dorë nga furçat me dizenjime të ngarkuara që pretendojnë se ndihmojnë në larjen e dhëmbëve dhe zgjidhni diçka profesionale. Do të habiteni kur të mësoni se furçat më të mira janë më të thjeshtat.

Duhet të kujtoni gjithashtu se larja për dy minuta nuk është efektive nëse nuk përdorni teknikën e duhur.

Filloni me sipërfaqet e jashtme të dhëmbëve tuaj, nga mishi i dhëmbëve në të gjithë sipërfaqen. Përsëriteni me sipërfaqet e brendshme. Përdorni majën e furçës kur pastroni pjesën e brëndshme pas dhëmbëve të parë. Pastaj lani sipërfaqet përtypëse të dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm.

Mos harroni gjuhën. Gjuha mund të grumbullojë grimcat e vogla të ushqimit dhe baktereve. Pastrimi i saj do të zhdukë çdo mundësi për erën e pakëndshme.