Hyseni “dhëmbë për dhëmbë” me Alvisën: Më shite te kundërshtarët e mi, do paguash (VIDEO)

Pasi Alvisa hodhi akuza të rënda mbi Hysenin, ky i fundit është kundërpërgjigjur duke i thënë asaj se e ka shitur te kundërshtarët e vetë.

Ai gjithashtu ka publikuar edhe një videomesazh të datës 17 shtator, ku Alvisa i kërkon të mos hyjë në program pasi në këtë mënyrë sipas saj do të prishet imazhi i të dyve.

Biseda mes tyre:

Alvisa: Bushi a ma jep fjalën që për momentin je për jo?

Hyseni: O shpirt unë ta jap fjalën, okej se po më the ti nuk do vij, se unë për ty po vij,, po ti do i mbash ato dy gjëra që të kam kërkuar?

Alvisa: Deri tani i kam mbajtur.

Kujtojmë se Hyseni ka hyr në 2 Tetor në program, Prime xhirohet një ditë përpara, praktikisht në 1 Tetor.

Më pas ai postoi dy story të tjera duke i bërë thirrje Alvisës të mos tregojë vetëm mesazhet e veta e gjithashtu tregon se do i hedh në gjyq.

“…Më vjen keq që nuk dalin të sqarojnë të gjithë të vërtetën e të flasin për çka është bërë këtë periudhë gjatë emisionit, po fillon tregon mashtrime çfarë ka ndodhur në Janar dhe para dy vitesh.Hapi mesazhet të gjitha, jo vetëm mesazhet e tua. Tregoje arsyen e vërtetë të ndarjes që ishte për shkak të skandalit që ti bëre në mes të lokalit, mos trego fantazirat e tua…Gomat e makinës tregoje arsyen përse ndodhi, sepse më vodhe gjithë kontaktet e punës dhe më shite te kundërshtarët e mi.

Olsa e di shumë mirë që ti bëre gjithë këtë lëmsh, por më vjen çudi si pranoj Alvisa të bëj kompromis kur ajo e di se është e zhytyr deri në fyt me gabime kundrejt meje. Do mbahet përgjegjësi e madhe për çdo fjalë dhe në gjyq do shihemi shumë shpejt”, shtoi Hyseni./albeu.com/