U bë nënë në fshehtësi të plotë, Aristela e “Përputhen” prezanton më në fund partnerin (FOTO LAJM)

Aristela Leka njoftoi së fundmi se është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, teksa shtatzëninë e ka jetuar në fshehtësi të plotë.

Gjithashtu në fshehtësi të plotë ajo ka mbajtur edhe identitetin e partnerit të saj që më parë e kërkonte në “Përputhen”. Por vetëm se fundmi ajo ka publikuar një foto nga pushimet ku nuk ka nguruar të na tregojë edhe bashkëshortin me djalin.

“Më bëj baba të të ngjajë”, ka shkruar ajo krah fotos. Partneri i Aristelës nuk është i njohur për publikun.

Gjithashtu ish-konkurrentja e “Përputhen” ka zbuluar se i ka vendosur të birit emrin e veçantë, Kais dhe duket se nuk ka më sekrete për të mbajtur./albeu.com/