VIDEO/ Shkatërrohet grupi kriminal në Maqedoninë e Veriut, çfarë u sekuestrua nga policia

Në një aksion të koordinuar të policisë është arritur të asgjësohet një grup i organizuar kriminal, që merrej me shitjen e drogës. Aksioni është kryer gjatë ditës së djeshme, në zonat e Shtipit, Koçanit, Vinicës e Berovës.

Sipas MPB-së, grupi i dyshuar kriminal ka pasur mbështetje logjistike nga një punonjës policie nga Berova, i cili iu ka ndihmuar duke dhënë informacione.

“Gjatë hetimeve penale në prill dhe maj të vitit 2023, tashmë janë siguruar prova dhe janë sekuestruar marijuhanë dhe amfetamina, për çka janë ndjekur penalisht dy persona në Shkup dhe një në Vinicë, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim”, njoftojnë nga MPB./Alsat/


Shtuar 21.05.2023 11:40