Koha kur Figo e fali Ronaldon për deklaratat kontroverse për gruan e tij (FOTO LAJM)

Legjenda e Real Madridit, Luis Figo e kishte faluar ish-bashkëlojtarin e tij te klubi madrilen, Ronaldo për një koment që ai e kishte bërë për gruan e tij, Helene Svedin.

Figo dhe Ronaldo kishin qenë bashkëlojtar për dy vjet e gjysmë në kryeqytetin spanjoll para se portugezi të largohej te Interi.

Gjatë kohës së tyre së bashku te Reali, Ronaldo e kishte bërë një deklaratë kontroverse për gruan e Figos.

“Po ta kisha gruan që e ka Figo, unë do të qëndroja gjithmonë në shtëpi”, kishte thënë dikur braziliani.

Kësaj deklarate, Figo insiston se ai dhe Ronaldo janë miq dhe se ai e dinte për këtë koment.

“Unë tashmë e dija për komentin sepse ai e kishte thënë në dhomat e zhveshjes. Por, unë e fal Ronin sepse ai bën gjithmonë shaka”, ka thënë Figo.

/Zëri/


Shtuar 9.04.2020 17:55