Sergio Busquets shtyn “ëndrrën amerikane”, Barça gati rinovimin për veteranin

Prej disa ditësh është bërë e ditur se veterani i mesfushës së Barcelonë, Sergio Busquets i ka mbyllur “ditët” e tij te Barcelona dhe se shumë shpejt pritet një kalim te Inter Miami, në MLS.

Megjithatë, sot duket sikur shumë gjëra kanë ndryshuar, pasi mesfushori spanjoll ka lënë mënjanë përkohësisht “ëndrrën amerikane” dhe ka vendosur të qëndrojë në Spanjë, të paktën deri verën e ardhshme.

E gjithë kjo u arrit nga trajneri Xavi dhe tashmë klubi “blaugrana” janë gati t’i ofrojë një rinovim, por 34-vjeçari ka shtyrë gjithçka për në verë.


Shtuar 22.12.2022 20:10