Berisha ironizon Ramën: Prisni kur të thotë se 137 udhëtimet me charter janë të Saliut (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar pasditen e sotme një video në llogarinë e tij në “Tik-Tok” ku Rama flet mbi udhëtimet me charter, duke hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit për kohën që ky i fundit ishte në pushtet.

“Jemi qeveria e parë që qysh nga viti 2013, askund dhe asnjë ministër nuk udhëton në business class, të gjithë në ekonomik. Ndërkohë ata me hijenën e madhe në krye, edhe bashkë me gra në business class, me lekët e shqiptarëve, gjithmonë… dhe plus kësaj edhe me udhëtime private”-thotë Rama.

Ndërsa mbi videon, Berisha shkruan: Hajgarja e dheut! Prisni kur të thotë se 137 udhëtimet me charter janë të Saliut.

@prof.dr.saliberisha ♬ original sound – Sali Berisha